Ambasada e SHBA-ve në Shkup: Qytetarët të shprehin vullnetin e tyre

Ambasada e SHBA-ve në Shkup me një njoftim për ditën e zgjedhjeve ju ka bërë thirrje votuesve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të dalin të votojnë dhe të paraqesin të gjithë problemet në rast të parregullësive zgjedhore.

”I inkurajojmë të gjithë qytetarëtqë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës me anë të së cilës ata do të shprehin qëndrimet e tyre për problemet që i tangojnë në shoqëri.

Gjithashtu i inkurajojmë qytetarët, shoqërinë civile dhe mediumet që të paraqesin të gjithë problemet në rast të parregullësive zgjedhore” thuhet në njoftimin e bërë nga Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni.

Të njejtin mesazh e kanë dhënë edhe nga përfaqësitë tjera diplomatike në Maqedoni, gjatë ditëve të kaluara.

SHKARKO APP