ANALIZA/ Senatori amerikan: Ballkani po zien sërish, por Uashingtoni nuk duket gjëkundi

Senatori amerikan John McCain në një artikull të publikuar në Washington Post ka treguar për eksperiencë e tij të situatës së vështirë që pa gjatë vizitës në Europën Juglindore, përfshi edhe në Tiranë.

Ai thotë se konfliktet në Ballkan janë rikthyer si kohë më parë dhe SHBA nuk po bën detyrën si duhet për t’i mbështetur në arritjen e stabilitetit.

Gjatë shkrimit të tij, McCain përmend dhe ngërçin politik që ka mbërthyer Shqipërinë, duke thënë se opozita ka bojkotuar parlamentin që prej muajit shkurt. Në fund të shkrimit, senatori amerikan jep 3 pika të impaktit që SHBA duhet të ketë tek vendit e rajonit.

Shkrimin e plotë të publikuar në Washington Post

Këtë muaj, teksa udhëtova në 7 vende të Europës juglindore, ndalova në Sarajevë. Qëndrova në këmbëtë e Urës Latine, në vendin që ndryshoi botën, ku plumbi i një vrasësi qëlloi Kryepeshkopin Franz Ferdinad, dhe shkaktoi një cikël luftrash të ashpra që konsumuan gjysmën e parë të shekullit të 20, dhe konsumoi Europën Juglindore sërish në dekadën e fundit të shekullit.

Ishte një kujtesë e zymtë e kohës së vjetër, që tregon se edhe pse historia nuk përsëritet, ngjashmëri të shumta ndodhin. Europa Juglindore, një rajon që ndodhet në udhëkryqin e historisë, përsëri përballe me sfida të shumta. Dhe kësaj, Shtetet e Bashkuara duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje.

Rritja ekonomike në pjesën më të madhe të rajonit ka qenë e pamjaftueshme për t’u dhënë të rinjve mundësinë për të ndjekur qëllimet e jetës dhe përmbushjen e tyre në vendet e tyre të origjinës. Korrupsioni i përhapur shpesh qëndron në rrugën e realizimit të potencialit të pashfrytëzuar ekonomik të këtij rajoni.

Kriza e refugjatëve ka krijuar një barrë të rëndë mbi kombet në këtë pjesë të Evropës dhe ka nxitur mosmarrëveshjet e sigurisë kufitare midis fqinjëve. Tensionet politike janë në rritje. Maqedonia është në mes të një krize politike.  Partia opozitare e Shqipërisë ka bojkotuar parlamentin që nga muaji shkurt. Pasiguria vazhdon për të ardhmen e Bosnjë dhe Herzegovinës së bashkuar. Provokimet e fundit kanë përkeqësuar tensionet midis Kosovës dhe Serbisë, duke penguar përparimin drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Një trashëgimi e trishtuar e konflikteve etnike dhe fetare, papunësia e lartë e të rinjve dhe faktorë të tjerë e bëjnë Evropën Juglindore veçanërisht të cenueshme ndaj kërcënimit të terrorizmit. Në vitet e fundit, qindra luftëtarë nga rajoni kanë shkuar për të luftuar për Shtetin Islamik në Irak dhe Siri. Vetëm vitin e kaluar, 19 të dyshuar u arrestuan në Kosovë në një komplot të Shtetit Islamik për të sulmuar një ndeshje futbolli midis Izraelit dhe Shqipërisë.

Ndoshta më shqetësuese është përpjekja intensive e Rusisë për të mbështetur ndikimin e saj të keq në rajon dhe për të parandaluar kombet e Evropës Juglindore që të zgjedhin të ardhmen e tyre. Shembulli më dramatik i kësaj ishte një përpjekje e grushtit të mbështetur nga Rusia në Malin e Zi tetorin e kaluar. Për të ndaluar hyrjen e Malit të Zi në NATO, operacionet e inteligjencës ruse komplotuan për të rrëzuar qeverinë dhe për të vrarë kryeministrin e vendit në ditën e zgjedhjeve. Unë besoj se Vladimir Putin do të bëjë gjithçka që duhet për të arritur ambicien e tij për të rivendosur Perandorinë Ruse.

Duke pasur parasysh këto sfida, nuk është për t’u habitur që në çdo ndalesë që kam bërë, kam dëgjuar të njëjtën lutje për rivendosjen e udhëheqjes amerikane. Kombet e këtij rajoni janë të gatshme për t’u përballur me sfidat e tyre. Por ata nuk mund ta bëjnë këtë vetëm. Dhe partneri i tyre i zgjedhur janë Shtetet e Bashkuara. Pra, çfarë duhet të bëjmë tani?

1 – Së pari, Shtetet e Bashkuara duhet të shfaqen se s’po ndihen gjëkundi. Kryeministri i një vendi europian juglindor më tha se në asnjë rajon tjetër të botës fjalët e liderëve amerikanë nuk kanë peshë më të madhe.

2 – Së dyti, Shtetet e Bashkuara duhet të tregojnë mbështetjen e tyre për kombet e Evropës Juglindore në qëllimin e tyre për integrimin në komunitetin Euro-Atlantik nëpërmjet institucioneve si NATO dhe Bashkimi Evropian.

3 – Së treti, Shtetet e Bashkuara duhet të veprojnë sipas të drejtës të çdo kombi në Evropën Juglindore për të zgjedhur të ardhmen e vet pa ndërhyrje të jashtme.

*Shënim: Shkrimi u përshtat në shqip nga portali i lajmeve “Balkanweb”

SHKARKO APP