Armiqtë e Greqisë? Ja ku renditet Shqipëria
Tensionet e fundit Greqi-Turqi, kanë patur ndikim tek popullsia greke. Situata ka lidhje me sovranitetin e ishujve në Egje, e ku grekët janë të frikësuar për një luftë të mundshme mes dy vendeve.
Dhe kjo është treguar në një sondazh të publikuar në gazetën ”Ethnos”, ku për pyetjen se cilat vende i konsideronin armiq u zbulua se 87% e grekëve e cilësojnë Turqinë armikun më të madh.
Sa i përket vendit tonë, 47% e të intervistuarve na konsiderojnë armiq, 45% për Maqedoninë, dhe 10% për Bullgarinë.
Për pyetjen se sa gjasa ka të kërcënohet integriteti territorial nga fqinjët, për Shqipërinë janë përgjigjur “po” vetëm 27%, ndërsa 63% me “jo”. Në të njëjtat % thuajse janë përgjigjet edhe për ish-Republikën Jugosllave, ndërsa për Turqinë 78% e grekeve ndjehen të kërcënuar.