Arrest ndërkombëtar për ish/zvkryeministrin

Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur fletë-arrest ndërkombëtar për ish zv/kryeministrin Artan Grubi dhe ish-drejtorin e “Lotarisë Shtetërore”, Përparim Bajrami. Ata janë nën hetim për kryerjen e veprës penale.

Gjykata Penale pranoi propozimin e Prokurorisë Themelore duke ju caktuar paraburgim 30 ditor ish-zv/kryeministrit Artan Grubi dhe ish-drejtorit të “Lotarisë Shtetërore”, Përparim Bajrami.

Për 4 persona të tjerë të përfshirët në hetimin për “Lotarinë Shtetërore”, Penalja vendosi shqiptimin e masave të sigurisë, përkatësisht marrjen e pasaportave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëmi i kryer në “Lotarinë Shtetërore”, sipas Prokurorisë është mbi 500 milionë Denarë ose rreth 8,2 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?