Arrestimi i serbit, Petkoviç: Ai s’është kriminel, policia e Kosovës nuk ka prova

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç reagoi për situatën në veri të Kosovës, ku tha se Millun Millenkoviq-Llune i arrestuar nga Policia e Kosovës nuk është kriminel dhe se Policia nuk ka prova për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Autoritetet kanë thënë se Millenkoviç ka qenë mbrapa sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan, dy javë më parë.

Po ashtu Petkoviç tha në një konferencë të jashtëzakonshme për media në Beograd se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në vend që t’i ulë tensionet, ai po dërgon forca të reja policore në veri të Kosovës. Petkoviç i ka bërë thirrje KFOR-it që të reagojë urgjentisht dhe që t’i largojë forcat speciale nga veriu i Kosovës.

SHKARKO APP