Arrestohen dy dhunuesit e deputetit shqiptar Zijadin Sela
Mediat maqedonase ne gjuhen shqipe kanë njofutar se mëngjesin e sotëm Policia e Shkupit ka arrestuar të dyshuarin kryesor për dhunën e egër të ushtruar ndaj deputetit shqiptar Zijadin Selës. Bëhet fjalë për Kire Gjorgjievskin dhe babain e tij Çejo.
Ministria e Brendshme ka njoftuar sot në mëngjes se ka arrestuar të dyshuarin Kire Gjorgjievski i cili ne incizimet e dala nga 27 prilli shihet qartë duke tërhequr zvarrë deputetin Zijadin Sela. Bashkë me të është arrestuar edhe babai i tij Çejo Gjorgjievski i përfshirë edhe ai në këtë ngjarje. Nga bastisja që ka kryer MPB në shtëpinë e tyre janë gjetur akoma rrobat me gjak nga nata e dhunshme e 27 prillit, këpucët po ashtu akoma me njolla gjaku të asaj mbrëmje, gjithashtu dhe 3 celularë ku shpresohet në to të gjenden biseda të mundshme telefonike. Të gjitha këto janë konfiskuar si prova materiale. Babë e bir po mbahen të izoluar, aktualisht, në stacion policor të Shkupit për procedim të mëtejmë. /