Arrestohen në Selanik agjentët e Gruevskit

Dy ish ushtarakë të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, të cilët janë të implikuar në skandalin e përgjimeve të qeverisë Gruevski gjatë viteve të kaluara, janë arrestuar në aeroportin “Maqedonia” të Selanikut gjatë përpjekjes së tyre për tu larguar në një prej shteteve të BE.

Sipas organeve policore greke ata ishin pjesë e një grupi prej gjashtë personash, të cilët posedonin pasaporta me nënshtetësi bullgare. Bëhet fjalë për zyrtare të shërbimit të fshehtë të sigurimit në Ish Republiken Jugosllave të cilët janë arrestuar pasi pasaportat me të cilat udhëtonin ishin të falsifikuara.

Ish ushtarakët e shërbimeve sekrete pas arrestimit dhe lirimit të tyre në Shkup ishin larguar drejt Bullgarisë dhe kishin mbërritur në mëngjesin e së enjtes në Selanik për të fluturuar në një prej shteteve të BE.

Pasi janë arrestuar nga policia greke është bërë i njohur identiteti i tyre dhe është vërtetuar se ka pasur edhe një urdhër arresti nga Shkupi zyrtar si dhe një urdhër ndërkombëtar arresti nga Interpoli.
Ata akuzohen për spiunazh me anë të sistemeve elektronike që u përdoren për përgjime të liderëve të opozitës dhe jo vetëm,një skandal që u zbulua në 2005 nga partia opozitare atëherë e kryeministrit të sotëm. Bëhet fjalë për një prej çështjeve që sollën krizën politike në Shkup, rrëzimin e qeverisë Gruefski dhe krijimin e qeverisë së koalicionit me partitë shqiptare të Zoran Zaev.

Sipas informacioneve të fundit organet e Ish Republikes Jugosllave të Maqedonisë i kanë bërë kërkesë Greqisë për derportimin e tyre.

SHKARKO APP