Arrestohet deputeti që hapi derën e Kuvendit, ku huliganët sulmuan
Media e Maqedonisë së fundmi kanë bërë të ditur se deputeti i VMRO-DPMNE-së, Kërste Mukoski, ka qenë personi përgjegjës, i cili u ka hapur derën e kuvendit protestueseve të dhunshëm të cilët sulmuan brutalisht disa deputetë të pranishëm në Parlament.
Sikundër bën të ditur portali “DokazM.mk”, në një shkrimi të tij ku shkruan se: “Bazuar nga burime të sigurta, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Kërste Mukoski është fajtori kryesor që huliganët pushtuan parlamentin dhe sulmuan deputetët”.