”Arsenal me armë dhe raketahedhës”, ministri Sveçla: 6 terroristë po kurohen në Novi Pazar, Serbia ti dorëzojë
Drejtori i Policisë së Kosovës dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, dolën në një konferencë për shtyp për të dhënë detaje mbi zhvillimet e së dielës në veri të Kosovës. Ministri kërkoi nga Serbia që 6 persona të cilët po kurohen në Novi Pazar, t’i dorëzohen autoriteteve kosovare për t’u përgjigjur para drejtësisë.
”Sipas informacioneve, 6 terroristë të plagosur po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit dhe kërkojmë nga Serbia që ata të dorëzohen menjëherë te autoritetet e Kosovës”, tha Sveçla.
Drejtori i Policisë tha se personat që sulmuan Policinë e Kosovës ishin të armatosur edhe me raketahedhës.
24 mina kundër këmbësorisë
54 predha
75 granata dore
8 mina antitank
150 dinamit
6 mitraloz të gjatë
30 kallashnikovë
6 armë me dylbi
3 revol
235 karikatorë kallashnikovi
21 antiplumb
3 dronë
15 dylbi nate
32 radiolidhëse
4 kamera
107 çanta ushtarake
115 uniforma ushtarake
6 harta satelitore
23 maska
20 lopata
3 motosharra