Asambleja Parlamentare i thotë PO Kosovës, Kurti: Një hap larg anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miraton draft opinionin për anëtarësimin e Kosovës. Kryeministri Albin Kurti ka reaguar menjëherë, dhe shkruan se ”jemi vetëm një hap larg anëtarësimit në Këshillin e Evropës”.

Postimi i plotë

Asambleja Parlamentare i thotë PO Kosovës. Jemi edhe një hap më afër dhe vetëm një hap larg anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Faza e radhës dhe e fundit që na pret është ministeriali në muajin maj. Meqenëse që nga viti 1951, Komiteti i Ministrave nuk ka marrë vendim ndryshe nga Opinioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, besojmë që edhe faza e ardhshme do të përmbyllet me sukses. Megjithatë, puna jonë do të vazhdojë.

Nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, fiton demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut. E me Kosovën aty, Këshilli i Evropës fiton një demokraci të re e të gjallë, ku sundon ligji e respektohen të drejtat e njeriut. Faleminderit të gjithëve. Urime të gjithëve!

SHKARKO APP