Athina dëbon dy diplomatë rusë, i ndalon hyrjen dy të tjerëve
Greqia debon dy diplomatë rusë dhe do t’i ndaloje hyrjen në Greqi dy diplomate te tjere, pasi i akuzon per veprimtari të paligjshëm kundër sigurisë kombëtare. Keshtu shkruan sot e perditshmja greke “Kathimerini” referuar ne burime të larta diplomatike. Sipas saj, masat e marra nga Athina janë një përgjigje ndaj veprimeve të paligjshme brenda territorit grek, të cilat përbëjnë ndërhyrje në punët e brendshme të Greqisë.
Sipas burimeve zyrtare diplomatat akuzohen se jane perpjekur te kene informacione duke dhëne ryshfet per zyrtare publikë.
Diplomatët rusë kanë ofruar stimuj financiarë për të ndikuar në disa bashki dhe mitropoli të vendit dhe për të shtrirë influencën në malin e Athosit. Madje ata jane perpjekur edhe te blejne zyrtarë, të cilat, sipas medas greke, dështuan.
Ky rast nxjerr ne siperfaqe një tension nëntokësore që duket se ekziston midis Athinës dhe Moskës, dy vitet e fundit, për arsye që lidhen me mjedisin e përgjithshëm të sigurisë në rajon.
Në mënyrë të veçantë, sipas burimeve diplomatike, Athina ka vendosur tashmë dhe urdhëroi dëbimin e menjëhershëm të dy diplomateve, njeri është anëtar i ambasadës ruse Viktor Giakovlef- dhe ndalon hyrjen për dy vetë, të cilët janë të përfshirë në një mori të aktivitetesh, duke përfshirë aktivitetin informativ (afati diplomatik për kapjen dhe shpërndarjen e informacionit) kundër Greqisë.
Vendimi i Athinës nuk është një “rrufe në qiell te paster”, por vjen si reagim pas një serie lëvizjesh të koordinuara pas pepjekejeve per ndikimin rus në Greqi. Reagimi i Athinës është, ndër të tjera, një mesazh për Moskën dhe për të gjitha këto aktivitete.
Megjithatë, të njëjtat burime tregojnë se Greqia, ende dëshiron të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë, për të nxitur miqësinë mes dy popujve, bashkëpunimin e qeverive të tyre dhe të shoqërisë civile nga të dyja anët. Megjithatë, kjo mund të bazohet vetëm në barazinë dhe respektin e ndërsjellë me kusht sovranitetin dhe pavarësinë e dy vendeve.