Avokati i njohur serb flet troç: Vuçiçin nuk e do askush! Po ndryshon strategji

Serbia ka shprehur hapur se fundmi zhgënjimin e saj ndaj dy republikave të dala nga ish-Jugosllavia, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi për njohjen që i kanë bërë pavarësisë së Kosovës.

Avokati i njohur serb, Cedomir Stojkovic tha në një intervistë për Euronews Albania se Aleksandër Vuçiç ka humbur çdo aleat në Perëndim në 2 vite e fundit dhe askush nuk e mbështet politikën e tij.

“Ai është duke ndjekur një politikë që është krejtësisht e kundërt nga ajo që ndoqi para 5 vitesh, sidomos kur bëhet fjalë për Kosovën. Mori vlerësimin e perëndimit kur nënshkroi marrëveshjen e Prespës, por më pas nuk ndoqi asnjë vlerë tjetër perëndimore. Ai do t’i japë mesazh perëndimit që nëse nuk doni të jeni miqtë e mi, do rris tensionet ndaj Kosovës dhe kam për të zhbërë të gjitha marrëveshje me Kosovën. Kjo është loja e tij në përpjekje për të vendosur veten në skenën e Perëndimit si aktor i rëndësishëm”, tha avokati.

SHKARKO APP