FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ballkani në alarm, pas përmbytjeve që goditën Bosnjën dhe Kroacinë

Lumenjtë që kanë dalë nga shtrati, në Bosnjë dhe Kroaci kanë përmbytur dhjetra shtëpi dhe rrugë, duke e vënë Ballkanin në alarm të lartë. Kjo situatë përsëritet, pasi në vitin 2014, gjatë një përmbytjeje, humbën jetën dhjetëra njerëz.

Disa komunitete lokale në Bosnjën veriore dhe qendrore morën masa të jashtëzakonshme në lidhje me këtë situatë, duke u bërë thirrje banorëve që jetojnë pranë lumenjve për të evakuuar shtëpitë e tyre. Disa shkolla kanë anuluar mësimin, ndërkohë që furnizimet me energji elektrike dhe ujë janë ndërprerë. Reshjet kanë shkaktuar edhe rrëshqitje të dheut, duke mbyllur rrugët lokale.

Mediat lokale thonë se banorët kanë frikë nga përsëritja e përmbytjeve të majit 2014 që shkatërruan rajonin. Transmetuesi publik kroat HRT thotë se zjarrfikësit kanë shpëtuar tetë turistë, duke ku dy prej tyre ishin fëmijë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?