BDI tërheq ministrat nga Qeveria

Bashkimi Demokratik për Integrim ka tërhequr ministrat e tij nga Qeveria e Maqedonisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë BDI, nëpërmjet një njoftimi, shkruan Gazeta Express.

Kryesia e partisë i ka “rideleguar të gjitha kompetencat ekzekutive dhe vendimarrëse pranë Kryetarit Ali Ahmeti për të vendosur mbi hapat e metutjeshëm” të saj, ka njoftuar BDI.

Ky është njoftimi i BDI’së:

“Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim vendosi sonte që të tërheq të gjithë përfaqësuesit e vet aktual nga pushteti ekzekutiv i Republikës sē Maqedonisë.

Kryesia gjithashtu ka rikonfirmuar të drejtat statutare dhe ka rideleguar të gjitha kompetencat ekzekutive dhe vendimarrëse pranë Kryetarit Ali Ahmeti për të vendosur mbi hapat e metutjeshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Bashkimi Demokratik për Integrim gjithashtu njofton opinion e gjërë vendor dhe ndërkombëtar që do të rishqyrton politikat e veta në ditët në vijim.”

SHKARKO APP