BE mund të “zëvendësojë” Britaninë me … Maqedoninë! Kërkesa për Shqipërinë

Maqedonia ka shtrënguar përpjekjet e saja për t’u bashkuar me Bashkimin Europian. Vendi po dyfishon përpjekjet për të “zëvendësuar” Mbretërinë e Bashkuar si anëtari i 28-të i BE-së. Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, është zotuar se do të ringjallë ofertën e heshtjes së vendit për t’u bërë anëtare.

Zaev, i cili kryeson socialdemokratët e kombit, tha: “Ne kemi për qëllim të lëvizim shumë shpejt Republikën e Maqedonisë në rrugën e saj drejt Integrimit Europian”.

Duke folur gjatë vizitës në Bruksel, ai premtoi se do të rishikojë sistemin e gjykatave dhe do të forcojë sundimin e ligjit. Deklarata e guximshme e Zaev-it, vjen dy javë pasi mori pushtetin, duke i dhënë fund krizës politike, e cila zgjati gati dy vite

Por BE-ja tha se Maqedonia ka ende rrugë të gjatë për të bërë përpara se të bëhet anëtare e plotë e BE-së. Komisioneri i Zgjerimit i BE-së, Johannes Hahn tha: “Vendi ka kthyer një faqe pas krizës së zgjatur politike por ende ka shumë punë për t’u bërë dhe për ta rikthyer Maqedoninë në rrugën Euro-Atlantike”.

Ministri i jashtëm i Maqedonisë, i bëri thirrje Bullgarisë, Greqisë, Shqipërisë, Serbisë dhe Kosovës, që ti bëjnë jehonë thirrjeve të kryeministrit që Maqedonia të integrohet në BE. Ai i kërkoi Greqisë të ndalë bllokimin e propozimit të saj për t’u bashkuar me NATO, duke përmendur paqen në Ballkan si një faktor motivues.

Nikola Dimitrov, i cili zhvilloi bisedime me zyrtarë të lartë të NATO-s, tha se do t’i kërkojë Greqisë të rishqyrtojë se çfarë lloj fqinji duan? A dëshirojnë një vend të qëndrueshëm dhe miqësor që ofron shpresë për demokraci dhe drejtësi?

“Nëse ne jemi një fqinj i mirë, atëherë shpresojmë se forcat politike në Greqi do të kuptojnë se kjo është një mundësi historike. Ballkani nuk është një vend shumë i lumtur”,-u shpreh ai.

Më tej, Dimitrov, shtoi se: “Në shumë vende, njerëzit mendojnë se ka një shans për të ndryshuar statusin e vendbanimeve të pasluftës jugosllave. Duke përshëndetur Maqedoninë, NATO mund të ketë një efekt qetësues në rajon”.

Opozita që vjen nga hija e Rusisë, ankohet ndaj perëndimit dhe BE-së duke e shkelur atë që e sheh si sferën e saj të ndikimit. Moska është kundër zgjerimit të NATO-s, veçanërisht në pragun e saj dhe akuzoi perëndimin për ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

  

 

SHKARKO APP