Begaj thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në zgjedhje
Presidenti Bajram Begaj ka bërë thirrje që shqiptarët të cilët jetojnë në Serbi, të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen të nesërmen në 17 dhjetor.
“Shqiptarë të Luginës së Preshevës, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc! Zgjedhjet e ditës së nesërme janë një moment shumë i rëndësishëm për përfaqësimin tuaj politik dhe mbrojtjen e të drejtave tuaja”, shkruan Begaj në mesazhin e tij.