Beogradi në alarm, luftë kundër murtajës së bardhë

Vetëm foshnja e shpëton Serbinë thotë presidenti Vuçiq, duke iu drejtuar  i  kombit serb: “Problemi kryesor i Serbisë është që – ne nuk po lindim fëmijë! Dhe pa ta nuk ka të ardhme!”

Presidenti Vuçiç, paralajmëron masat e politikës së popullimit të Serbisë. “Nëse nuk lindin më shumë fëmijë, në vitin 2060, do të jemi më pak se në vitin 2014, vetëm 3.9 milion”. Me këtë trend të shtimit negative të popullsisë, në vitin 2060, Serbia do të ketë 3.9 milion banorë, prej tyre 1.7 milion pensionistë. Kjo do të thotë se ne atëherë do të përfundojmë si komb. Nuk do të kemi më potencial ekonomik, demografik dhe politik”, paralajmëron presidenti Vuçiç në emisionin special në Radiotelevizioni nacional të Serbisë.

Statistika e tmerrshme

Vlerësohet se numri i banorëve të sotëm në Serbi është 6,995,808, prej të cilëve kemi çifte të martuara pa fëmijë 600,724, çifte jashtëmartesore pa fëmijë 48,943, çifte të martuara me fëmijë 1,040,000, çifte jashtëmartesore me fëmijë 67,971, nëna me fëmijë 291,522 dhe baballarë me fëmijë 76.485, njoftoi presidenti Vuçiq, gjatë emisionit special në Radiotelevizionin e Serbisë, transmeton gazeta beogradase “Kurir”.

Kjo statistikë vjen edhe më e tmerrshme kur dihet se serbët në Serbi, çdo ditë janë më pak se 107 banorë, ndërsa në Kosovë dhe Shqipëri më shumë se 64 banorë, shprehet i shqetësuar presidenti Vuçiç.

Vuçiq i poshtëron gratë

Ndërkaq, gazeta e sotme vojvodinase “Danas”, me komentin e saj të nxjerrë në ballinë, paraqet kritikat e ekspertëve publikë rreth deklaratave të Vuçiqit, se mjeku duhet t’i trego një shtatzëne para abortit ultrazërin, që të dëgjoj të rrahurat e zëmrës së foshnjës.

Sipas gazetës “Danas”,  presidenti Vuçiq, rreth mënyrës së shtimit të popullsisë i keqpërdorë gratë. Ekspertët publikë ofrojnë dëshmitë e tyre. Sipas ekspertit Tepiq: “Vuçiq i ka nxjerr gratë në fokus, për ta vënë në plan të dytë, ditën e kujtimit për serbët e dëbuar nga Kosova (17 marsi 2004)“, pastaj konstatimi i Pavloviq: “Presidenti i Serbisë, publikisht paralajmëroi dhunën e shtetit ndaj grave”. Ndërsa Rashkoviq Iviç, është më i zëshëm në këtë drejtim: “Metoda e rritjes së nivelit të lindjeve të propozuar nga Vuçiq, është brutalitet dhe poshtërim i grave”. Në fund sipas ekspertit Trajkoviq: “Njerëzit kanë nevojë për punë dhe pagë”, thuhet mes tjerash në gazetën e sotme “Danas”, që botohet në Vojvodinë, krahinë autonome në Serbi.

Sevdail Hyseni

SHKARKO APP