FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berlini: Qeveria e re greke të respektojë Marrëveshjen e Prespës

Gjermania pret që qeveria e re greke të ketë rol konstruktiv në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Maqedoninë e  Veriut, bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefen Seibert.

”Kjo është një arritje që mundëson normalizimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe sinqerisht shpresojmë se qeveria e re greke në mënyrë konstruktive do të marrë pjesë në këtë proces pozitiv”, tha ai.

Kancelarja Merkel në urimin drejtuar Micotaqisit thotë se pret me padurim të takohen dhe se shpreson për bashkëpunim të afërt miqësor dhe vazhdimin e marrëdhënieve të partneritetit mes Gjermanisë dhe Greqisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Merkel falënderoi edhe ish-kryeministrin Aleksis Cipras sepse në ”shumë vite sfiduese, gjithmonë kanë arritur një bashkëpunim të besueshëm dhe të respektuar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?