Betimi nga vëllai i Liridonës: Do kërkojmë llogari, kriminelët të kalben në burg
Vëllai i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj flet për drejtësi dhe për një kauzë që do të marrë. Ai ka paralajmëruar se tashmë do të nisë fushata e familjes për të kërkuar llogari për vrasjen e motrës së tij.
Vëllai i Liridonës shprehet gjithashtu se familja e tij shpreh mirënjohjen për të gjitha organizimet për të nderuar Liridonën dhe për të kërkuar drejtësi për të gjitha gratë dhe vajzat që kanë qenë viktima të së njëjtës ngjarje.
Vrasja e 30-vjeçares ka tronditur opinionin publik në Kosovë edhe në Shqipëri, duke bërë që të organizohen disa marshime në nder të 30-vjeçares, jeta e së cilës u ndërpre në mënyrë mizore e në lule të rinisë.
”Kampanja jonë për drejtësi fillon tash, bashkë me juve aktiviste, organizata joqeveritare dhe me mbështetjen e mediave. Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet. Ne besojmë në institucionet e shtetit dhe presim që të ndajnë drejtësi”,-thotë ai.