Bill Gates zgjedh Malin e Zi për të kaluar pushimet e verës
Miliarderi amerikan dhe bashkëthemeluesi i Microsoftit, Bill Gates së bashku me familjen prej disa ditësh po shijon pushimet në brigjet e detit Adriatik.
Njeriu i dytë më i pasur në botë po kalon verën në qytetin bregdetar malazez të Tivatit, më saktësisht në qendrën detare-turistike të Porto Montenegro, shkruan e përditshmja podgoricase, Vijesti.
Ai raportohet se po qëndron në Hotel Regent dhe çdo ditë po shfrytëzon edhe fushat e tenisit në Porto Montenegro. Në Malin e Zi ai ka shkuar me jahtin që kap vlerat e 1.4 milion dollarëve.
63-vjeçari ka mbetur i impresionuar veçanërisht me bukuritë e rivierës Boka Kotorskas. Bill Gates ka pasuri prej 95.4 miliardë dollarësh, duke e bërë atë personin e dytë më të pasur në botë pas themeluesit dhe CEO-s të Amazonit, Jeff Bezos.