Bleu 600 mijë euro “Benz” me lekët e shtetit, Gruevski në burg, dënohet me 2 vite

Gjykata e Apelit në Shkup, ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski. Gruevski u dënua për shpërdorim detyre për rastin Tanku, ku bleu një Mercedes Benz luksoz me vlerë 580 mijë euro.

Gruevski, kryeministër në Maqedoni, qëndroi në pushtet nga viti 2006 deri në 2016, dhe keqpërdori detyrën duke urdhëruar që zyrtarë qeveritarë të blinin këtë makinë nga fondet e buxhetit të shtetit.

Ndihmës-ministri i punëve të Brendshme, Gjoko Popovski është dënuar me 6 vite e 6 muaj heqje lirie ndërsa është duke u zhvilluar një proces i veçantë gjyqësor për këtë rast edhe ndaj ish-Ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.

SHKARKO APP