FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bombardimet mbi Serbi, ish-kancelari: Pse morëm këtë vendim

Presidenti serb, Aleksander Vuciç ka marrë pjesë në një konferencë në Beograd bashkë me ish-kancelarin gjerman, Gerhard Schreder, ndërsa është pyetur edhe për bombardimin e Serbisë nga NATO-ja.

“Do të ishte shumë lehtë të kritikohet Schreder dhe të thuhet se ndërhyrja i NATO-s ka qenë vendim i keq. Ne duhet të falim, por kurrë ta harrojmë”, ka thënë Vuciç.

Nga ana tjetër ish-kancelari gjerman ka theksuar se NATO-ja ka ndërhyrë në Serbi ashtu siç ka bërë në vendet e tjera si në Afganistan dhe në Irak, pas analizës dhe gjendjes së rëndë ku ndodhej atëherë Kosova.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vendimi i parë ishte për në Irak, ne vendosëm nëse duhet të marrim pjesë ose jo. Tjetri vednim i vështirë ka qenë të pranojmë intervenimin në Afganistan. Bashkë me aleatët në NATO ne morëm vendim ta sulmojmë Serbinë. Ishte një vendim emocionues, por ne duhet të vendosnim që marrim pjesë në bombardime duke e para gjendjen në Kosovë”, shtoi Schreder.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?