FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bosnja arreston një luftëtar të ISIS

Një luftëtar i Shtetit Islamik me shtetësi të boshnjake, është kthyer në Bosnje ku është ndaluar nga autoritetet, njoftoi zyra e Prokurorit të shtunën.

Pas rënies së Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, shtetet në botë po ndërmarrin masa në kthimin e militantëve dhe familjarëve në vendet e origjinës.

“I.C, 24, është i dyshuar për vepra kriminale të organizimit të një grupi terrorist dhe pjesëmarrjes në forca paraushtarake si dhe terrorizëm”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokuroria e Shtetit në Bosnje kishte kthyer 46 persona nga Siria dhe Iraku në vitet e fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kthimi i personit I.C, është bërë me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, për shkak të koalicionit global në luftimin e Shtetit Islamik.

Sipas intelegjencës në Bosnjë, 241 persona dhe 80 fëmijë kanë lënë Bosnjën më 2012-2016 për të shkuar në Siri dhe Irak, ku si pasojë kanë lindur 150 fëmijë. Rreth 100 persona mbesin ende atje, përfshirë 49 gra, derisa 88 janë vrarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?