Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 22:41 Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq Sot Kryeministri Rama tha ndër të tjera në Asamblenë e PS për Tiranën se “Ky organizim i ri do ta marrë forcën e vet te…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Hagë
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Sulme kibernetike
  • Iran
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Hagë
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Sulme kibernetike
  • Iran
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bosnje-Hercegovina: Çelja e negociatave me BE si vendim gjeopolitik

Politikë E diel, 24 Mars 2024 13:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Bosnje-Hercegovina ka bërë hapa përpara, por rruga drejt BE është ende e gjatë. Me hapjen e negociatave të anëtarësimit BE donte të jepte një sinjal gjeopolitik, se BH është pjesë e Europës së lirë.

Për pak nuk do të ishte realizuar. Komisioni Europian ia kishte rekomanduar me urgjencë krerëve të shteteve e qeverive në samitin e tyre në Bruksel(21-22.03) të hapnin negociatat e anëtarësimit me Bosnje-Hercegovinën. Por vetëm të mërkurën parlamenti holandez me një shumicë të ngushtë votoi kundër kërkesës që duhej të ndalte negociatat e anëtarësimit me Bosnjen. Kryetari i qeverisë në detyrë, Mark Rutte mundi të jepte kështu miratimin të enjten në samitin e BE për të arritur vendimin unanim të të 27 vendeve anëtare për hapjen e negociateve me Bosnje-Hercegovinën. Rutte megjithatë theksoi se janë edhe të paktën pesë kushte të tjera që duhet të plotësohen para së të fillojnë formalisht bisedimet. Fillimisht BE me qeverinë e Bosnje-Hercegovinës duhet të nënshkruajë një marrëveshje kornizë për negociatat. Edhe kjo duhet të miratohet unanimisht. Vetëm pas kësaj mund të thirret konferenca e parë qeveritare, në të cilën hapen kapitujt e parë të negociimit që lidhen me shtetin ligjor, ekonominë, arsimin dhe transportin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ende jo gati, por shumë përpara”

Se sa do të zgjasin hapat e tjerë, varet nga suksesi i reformave të një qeverie mundësisht stabël në Sarajevë, bëri të qartë edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Von der Leyen lëvdoi faktin që Bosnje-Hercegovina ka pranuar ndërkohë plotësisht politikën e jashtme të BE. Në drejtim të kontrollit të migracionit, te ligjeve kundër larjes së parave apo kundër financimit të terrorit ky vend ka shënuar ndërkohë arritje konkrete. Kryeministri në detyrë, Mark Rutte i përmblodhi me këtë fjali sukseset e shtetit multietnik të dalë nga Marrëveshje e Paqes së Dejtonit, 1995. “Jo komplet gati, por shumë përpara për t’i filluar negociatat. Por jo ende gati për një marrëveshje kornizë të zgjeruar.” Edhe deklarata e samitit mund të lexohej kështu. Në të theksohet, se korniza e negociimit do të vendoset sapo KE të japë dëftesën, se BH përmbush të gjitha kriteret.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz e uroi në twitter Bosnje-Hercegovinën. Për të ky hap tjetër që hedh Bosnje-Hercegovina është një sinjal edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, që negociojnë me BE, si Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. “Ajo që për mua vlen, është që shtetet e Ballkanit Perëndimor mund të kenë besim tek ne. Premtimi është dhënë që para 20 vjetësh. Tani na duhen hapa të tjerë”, tha Scholz në Bruksel. Kosova është tani i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk negocion me BE.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Para 14 orësh
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

Para 20 orësh
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Para 20 orësh

Vendim me karakter simbolik

Diplomatët e BE thonë se për Bosnje-Hercegovinën do të ndryshojnë pak gjëra pas vendimit. Hapi aktual që ndërmori BE ka vetëm një karakter simbolik për t’i sinjalizuar edhe Rusisë, se Bosnje-Hercegovina është plotësisht pjesë e “kampit perëndimor”, megjithë përpjekjet e përfaqësuesit të serbëve boshnjakë, Milorad Dodik për të trazuar situatën.

Fqinjët e Bosnjes e kanë uruar vendin. “Vendimi ynë është një mesazh i mrekullueshëm për të gjitha vendet dhe institucionet”, tha kryeministri kroat, Andrej Plenkovic, që e ia mveshi Kroacisë një pjesë të suksesit të Bosnje-Hercegovinës. Në fund të fundit shumica e figurave drejtuese janë kroatë. Kryetarja aktuale e Këshillit Ministror Boshnjak është kroatja etnike, Borjana Kristo. Ajo falënderoi pjesëmarrësit në samitin e BE për vendimin. “Vendosmëria e të gjithëve dhe përpjekjet kanë kontribuar në përmbushjen e kushteve të nevojshme. Ne do të vazhdojmë kështu që puna jonë të kurorëzohet në progres dhe zhvillim për Bosnje-Hercegovinën.”

Por Përfaqësuesi i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Bosnje-Hercegovinën, Christian Schmidt e shikon ende të gjatë rrugën që ka përpara ky vend. Për Deutschland Funk ai tha, se demokracia në Bosnje-Hercegovinë është ende mjaft e brishtë, 21 vite pas luftës. Por në sfondin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës duhet të transmentohet mesazhi, se Bosnje-Hercegovina është pjesë e Europës së lirë, tha Schmidt.

DW/Bernd Riegert

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq
Para 7 orësh

Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq

Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0
Para 7 orësh

Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 7 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë
Para 7 orësh

Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë

Më të lexuarat

1 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 7 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 14 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine
Para 9 orësh

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine

4 Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0
Para 7 orësh

Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.