Brnabiç: Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi varet nga taksa
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka thënë se vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk lidhet me zgjedhjet e mundshme në Kosovë, por me taksën 100%, që kjo e fundit i ka vendosur Serbisë.
Për Barnabiç zhvillimet aktuale politike, në Kosovë dhe Mal të Zi janë vetëm një farsë, raportojnë mediet kosovare.
Barnabiç: Është qesharake, kjo është një farsë. Imagjinoni që sot të jap dorëheqjen dhe të premten të thërrasë seancën e qeverisë. Çfarë tjetër mund të jetë kjo, përveç një farsë.
Ajo shtoi se Prishtina mori konfirmimin e së drejtës së shpalljes së pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, të cilën pala shqiptare e përdor vazhdimisht si një argument.
Barnabiç: Situata që përfundoi në favor të Prishtinës, me dëmin 100 për qind për Serbinë, është përmbysur, dhe falë Listës Serbe, serbët në Kosovë tani janë bashkuar dhe më të fortë.