Bujanoci qytet i ndarë, serbët dhe shqiptarët nuk përzihen por i bashkon një pasion

Reportazh/Gazetarja e të përditshmes numër një në Beograd “Blic”, me tirazh më të madh në Serbi, Milica Ivanoviq, për lexuesit e saj, këtij vikendi, ka sjell reportazhin për një qytet shumetnik në Luginë të Preshevës, të njohur si Bujanoci i paradokseve.

Reportazhi fillon si në stilin e përrallës “na ishte njëherë”, kur serbët përmes qendrës së Bujanocit kalonin të krekosur, tani ata ecin shpejt, në heshtje, rrëfen një mesoburrë, deri sa pi kafe në të vetmen kafiteri serbe “Caffe No1” në sheshin e mbushur me njerëz. Jeta shoqërore, para së gjithash të rinia bujanocase, është duke u zhvilluar në gjashtë kafiteri dhe kopshtet e tyre hapësinore. Në ato shqiptare nuk dëgjohet gjuha serbe, kurse në ato serbe aty-këtu ndonjë fjalë shqipe.

“Pak shoqërohemi. Ne serbët nuk kalojmë andej rrugës. As vetë nuk e dimë pse, ndoshta pse shqiptarët i ngacmojë vajzat tona”,-flasin të rinjtë e Bujanocit, prej të cilëve asnjë serb i ri apo i moshuar, nuk do të fotografohet, as emrat e tyre të publikohen. “Me rëndësi është se nuk ka incidente dhe konflikte. Është qetë”,-shtojnë bashkëbiseduesit tanë. Matanë rrugës të rinjtë shqiptarë, janë të gatshëm për biseda.

“Gjatë viteve të nëntëdhjeta ne fëmijët rrallë kemi ardhur në qendër, ajo ka qenë zonë e ndaluar jo-zyrtarisht. Tani çdo gjë është ndryshe, por sa më përket mua, unë shoqërohem me serbët dhe në mesin e tyre kam shumë miq. Ky është vend i vogël, të gjithë njihemi dhe nuk ka arsye për të urrejtje”,-thotë Florim Agaj, futbollist i klubit lokal të futbollit dhe një teknik mjekësor, aktualisht pa punë, i cili shqetësohet pse serbët nuk hyjnë në dyqanet shqiptare.

Për dallim nga pjesa tjetër e Serbisë, në Bujanoc, nuk i kushtojnë shumë vëmendje trazirave në venet fqinje në Maqedoni dhe deklaratat luftënxitëse të liderëve shqiptarë Jonuz Musliu dhe Ramush Haradinaj. Ne na kujtojnë vetëm para zgjedhjeve, ose kur ia fut kot ndonjë politikan shqiptar, për tu grindur mbi kurrizet tona. Por, asgjë nuk kanë bërë që të punësohen njerëzit, prej këtu në masë të madhe ikin serbët dhe shqiptarët, opinionet janë të serbëve të rinj, të cilëve u pengon pse në administratën komunale dhe ndërmarrjet publike zakonisht punësohen shqiptarët.

“Këtu është problemi më i madh mungesa e vendeve të punës, por edhe problemi se, që nga vitit 2000, në pushtet janë të njëjtit njerëz pa vizion. Kurse në deklaratën e Jonuz Musliut, askush nuk duhet të bazohet, sepse partia e tij nuk ka mbështetje në elektorat. Më parë ai kishte tetë këshilltarë, në zgjedhjet e mëparshme gjashtë dhe në këto të fundit lokale vetëm katër. Deklaratave për Shqipërinë e Madhe, dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes për shkak se, ai, i përdor për të mbetur, gjithmonë, në pushtet. Nëse nuk është në pushtet do të mbetet pa punë”,-shprehet Arbër Pajaziti, koordinator i Alternativës për Ndryshim (APN), partia e themeluar nga ish kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi.

Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve dhe Kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit, ka munguar, dhe kryetari Shaip Kamberi ishte duke u përgatitur për udhëtim, ndaj nuk pati mundësi të bisedoj me ne.

Udhëheqësi i grupit të qytetarëve Stojança Arsiq, i cili me ndërprerje të shkurta në pushtet, që nga mesi i viteve nëntëdhjetë, ka pikëpamje të ngjashme si Pajaziti.

“Situata në Bujanoc, është mjaft e qëndrueshme dhe e sigurt dhe nuk  mendojmë për përhapje të konfliktit nga Maqedonia në Serbinë jugore. E vetmja gjë që mund të na ndodh nëse atje refugjatët shpërthejnë në konflikte. Përndryshe, Musliu as vetë nuk beson në ato që thotë sepse nuk ka ndryshim të kufijve, të cilat i garanton edhe komuniteti ndërkombëtar. Këtu nuk ka frikë, përveç atyre që shumë hiqen si serbianë, a shtëpitë e tyre ua shesin shqiptarëve me çmime marramendëse”,-thotë Arsiq.

Megjithatë, banorët e vjetër të Bujanocit, nuk ushqejnë optimizmin e të rinjve dhe politikanëve.

“Përvoja më ka mësuar se ku ka tym, ka zjarr. Kështu ka filluar edhe ajo lufta në Kosovë dhe kryengritja e armatosur në Serbinë jugore. Së pari, politikanët ndezën zjarrin dhe më pas morë armët. Këtu në Bujanoc, është e mjaftueshme vetëm një xixë (shkëndijë), që të shpërthej zjarri. Nga se ëndrra për Shqipërinë e Madhe është më e vjetër se ne, kurse në Bujanoc dhe Preshevë njerëzit janë të papunë, dhe nga përtacia vijnë te shumëllojshmëria e ideve”,-rrëfen një zotëri, deri sa blen luleshtrydhe të freskëta në tregu lokal.

Disa serbe të moshës së mesme, në periferi të këtij qyteti, flasin hapur nuk kanë probleme me fqinjët e tyre shqiptarë, por çdo kush e çon jetën në rrethin e vet. “Nuk ka konflikt, por nuk ja as miqësi. Ne jemi qytet i ndarë, por çdo gjë na mundo se nuk kemi prej nga të jetojmë. Të rinjtë tanë shkuan në botën e bardhë”,-thekson R.A.

Në Bujanoc nga disa fabrikat e dikurshme ka mbetur vetëm Industria e Duhanit me 70 të punësuar. Papunësia ka marrë përmasa të tilla, që edhe liderët e partive serbe, nuk janë në gjendje për të gjetur punë për vete dhe familjarët e tyre.

Lideri i një prej partive serbe, sot, u ankua se nuk punon ai dhe as gruaja e tij, dhe pamundësisë për të gjetur punë, katër fëmijët e tyre shkuan nga Bujanoci – thotë Presidenti i Këshillit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, pas një takimi me përfaqësuesit serbë të Bujanocit.

Biznesi bashkon

Në tregun lokal kemi gjetur Agona Fetahu nga Tërnoc i Madh dhe Dejan Arsiq nga Bujanoci. Dhjetë vjet janë shokë, blejnë dhe shesin frute dhe perime. – Kur është në pyetje interesi, serbët dhe shqiptarët bashkë-punojnë në mënyrë të përkryer, por ne nuk na interesojnë marrëzitë politike, thonë njëzëri këta tregtarë.

(Marrë nga gazeta serbe “Blic”, e datës, 19.05.2017, përktheu dhe përshtati: Sevdail Hyseni)

SHKARKO APP