Bullgarët e Maqedonisë për herë të parë votojnë edhe në zgjedhjet evropiane
Bullgarët e Maqedonisë në Manastir, Kavadar, Shkup, Strumicë, Veles dhe Ohër sot mund të votojnë në zgjedhjet e gjashta parlamentare që mbahen në tre vitet e fundit në Bullgari. Për herë të parë mund të votojnë edhe për zgjedhjet evropiane, por vetëm në Shkup dhe Manastir.
Janë gjithsej 120 paraqitje për votim, por ky numër mund të rritet për shkak se mund të votohet edhe nëse nuk jeni paraqitur më herët.
Në zgjedhjet parlamentare marrin pjesë 32 formacione politike, përkatësisht 20 parti politike, një kandidat i pavarur dhe 11 koalicione të cilët luftojnë për 240 vendet për deputet./Telegrafi/