Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bullgari, shtetësia shitet për 5,000 euro

Rajoni E hënë, 13 Shtator 2021 23:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prokurorët bullgarë deklaruan se shkatërruan një skemë mashtrimi që drejtohej nga zyrtarët shtetërorë, të cilët u kishin mundësuar mijëra të huajve dhënien e pasaportave bullgare kundrejt një shume të caktuar parash në këmbim.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Në këtë skemë dyshohet se janë të përfshirë edhe punonjës të Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Vendit, të dyshuar për pranimin e ryshfeteve kundrejt lëshimit të certifikatave të rreme me origjinë bullgare, një dokument në bazë të të cilit mund të lëshohet shtetësia bullgare dhe dokumentet e identitetit.

Mund t'ju interesojë

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

3 Tetor 2026, 11:26
Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

28 Shtator 2026, 12:05
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

27 Shtator 2026, 20:45

Prokurorët bullgarë u shprehën se kishin nisur një hetim ndaj agjencisë, me akuza si përfshirja në një grup krimi të organizuar, marrja e ryshfeteve, falsifikim dokumentacioni dhe shpërdorim detyre. Sipas mediave lokale u raportua se kreu i agjencisë, Petar Haralampiev, së bashku me më shumë se 20 prej punonjësve të tij dhe disa prej ndërmjetësve të dyshuar ishin arrestuar.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sipas skemës së mashtrimit thuhet se kanë përfituar pasaportë bullgare, shtetas nga Ukraina, Moldavia dhe Maqedonia, vende të cilat kanë pakica etnike bullgare. Pasi Bullgaria u anëtarësua në BE në vitin 2007, shënoi rritje të aplikimeve për pasaporta në shtetasit e këtyre vendeve me pakicë etnike bullgare. Ndërsa skema e mashtrimit u mundësonte edhe shtetasve të huaj kundrejt një pagese prej 5,000 eurosh marrjen e një certifikate të rreme, ku tregohej origjina bullgare. Mijëra shtetas të huaj thuhet se kanë përfituar nga kjo skemë dhe vetëm në një javë janë lëshuar mbi 30 certifikata false.

Kreu i agjencisë zakonisht zgjidhet nga qeveria dhe kreu aktual, z. Haralampiev shihet si më i afërt me partinë nacionaliste VMRO. Ndërsa VMRO-ja, nga ana e saj, i ka mohuar njoftimet e medias se z. Haralampiev ishte një anëtar i kësaj partie dhe se ajo e mbështeste plotësisht punën e prokurorëve, duke këmbëngulur se të gjithë ata që janë shpallur fajtorë duhet të marrin dënimin më të rëndë, sipas ligjit bullgar.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë, numri i shtetasve që kanë marrë pasaportë bullgare në dhjetë vitet e fundit i ka kaluar 115,000 persona, shumica e të cilëve besohet të jenë bullgarë nga etnitë e vendeve fqinje. Të gjithë shtetasit e huaj që marrin pasaportë bullgare shumë rrallë vendosen në Bullgari.

Pjesa më e madhe e përdorin pasaportën bullgare për të qenë në gjendje të jetojnë dhe punojnë në vendet më të pasura të BE-së. Përkthyesit e gjuhës bullgare u shprehën për EURACTIV se sa herë që ata janë punësuar nga policia e shteteve si Belgjika apo Franca, ka rezultuar se të dyshuarit me dokumente bullgare nuk e flasin gjuhën bullgare. Sipas Katia Mateva, ish-drejtuese në departamentin e shtetësisë bullgare në Ministrinë e Drejtësisë, në mars të këtij viti ajo nuk kishte pranuar rreth 60 aplikime, pasi Interpoli i alarmoi autoritetet për faktin se mbi pjesën më të madhe të shtesave që kishin kërkuar marrjen e shtetësisë rëndonin akuza penale.

Zëdhënësi i Komisionit Europian, Christian Wigand, tha në një konferencë për shtyp se ekzekutivi i BE-së është duke përgatitur një raport mbi skemat kombëtare në shumë shtete anëtare, të cilat i japin shtetësinë investitorëve të ndryshëm, e njohur ndryshe edhe si “pasaportat e arta”.

Mijëra bullgarë protestojnë në të gjithë vendin kundër çmimit të lartë të naftës

Në dhjetëra qytete dhe fshatra në Bullgari shpërthyen protesta masive, pasi mijëra njerëz mbushën rrugët duket protestuar për rritjen e çmimit të naftës, taksat e larta të makinave të vjetra dhe rritjen e planifikuar të sigurimit të detyrueshëm motorik. Protestuesit kërkuan rishikimin e menjëhershëm të shpërblimeve të deputetëve dhe nëpunësve të lartë civilë dhe thanë se edhe shpërblimet duhet të lidhen me nivelin e pagës minimale. Protestuesit kërkuan mbylljen e shumë agjencive shtetërore dhe institucioneve të tjera që për njerëzit janë “të panevojshme dhe parazitare”.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 6 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 7 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 7 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 8 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 12 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 10 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 11 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 12 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.