Çfarë po ndodh? Njerëzit janë revoltuar me presidenten Vjosa Osmani
Si kurrë më parë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është vendosur në qendër të kritikave nga opinioni publik, kjo pasi zgjodhi një spital privat për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Klinika e Kirurgjisë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës shprehu indinjatën për anashkalimin e institucionit publik.
Mjekët i urojnë presidentes shërim të shpejtë dhe kërkojnë që të mos anashkalohen institucionet shëndetësore publike.
Nëpër komente, shumë njerëz shkruajnë se Vjosa Osmani “si qytetare e Republikës së Kosovës ka të drejtë të zgjedhë nëse dëshiron të trajtohet në spitalet private apo publike”, por ”si presidente e ka detyrim moral që të zgjedhë QKUK-në për trajtim para secilit institucion tjetër”.