Daçiç: Greqia dhe Serbia të punojnë për të përballuar influencën shqiptare

Placeholder Image

Ministri i Jashtëm serb pas takimit në Athinë me Kotzias është shprehur se Greqia dhe Serbia duhet të bashkëpunojnë për të përballuar influencën e faktorit shqiptar.

“Do të duhet të kemi një komunikim për temat rajonale, por edhe lidhur me influencën e faktorit shqiptar në rajon” tha Daçiç.

Ai është shprehur se me shqiptarët dëshiron një marrëdhënie të mirë, por sipas tij “Ata dëshirojnë realizimin e platformës së Lidhjes së Prizrenit, domethënë krijimin e një shteti të bashkuar shqiptar.

Kjo është me të vërtetë një kërcënim i madh për stabilitetin e rajonit, por edhe më gjerë të Europës”, ka thënë Ivica Daçiç.

SHKARKO APP