DASH i zhgënjyer, reagon Vuçiç: Qeveria e Serbisë është e zgjedhur nga qytetarët amerikanë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 1 maj se nuk ishte i lumtur me reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me propozimet që Aleksandar Vulin dhe Nenad Popoviç, që janë nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të jenë në Qeverinë e re të Serbisë.
“Shpresoj që do të kemi marrëdhënie të mira me partnerët tanë amerikanë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kemi marrëdhënie të mira. Nuk jam i kënaqur me reagimin e tyre, por Qeveria e Serbisë është e zgjedhur nga qytetarët e Serbisë”, tha Vuçiç.
Më 1 mj është caktuar të mbahet seanca e Kuvendit të Serbisë, ku do të diskutohet për zgjedhjen e Qeverisë së re të Serbisë. Ministër pa portofol është propozuar Nenad Popoviç, ndërsa për zëvendëskryeministër kandidat është Aleksandar Vulin.
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se SHBA-ja është “e zhgënjyer” nga propozimi i Vulinit dhe Popoviqit dhe shtoi se të dy mbeten nën sanksione, sepse qëndrimi i SHBA-së ndaj tyre është “i njohur mirë”.
Ata po ashtu kanë deklaruar se SHBA-ja nuk luan asnjë rol në vendimet e personelit të Qeverisë së Serbisë.
“Kjo do të thotë që kur vendosin sanksione ndaj dikujt, ne duhet të përulim kokën me përulësi dhe të themi – faleminderit që na informuat kush nuk duhet të jetë asgjë”, tha Vuçiç.