Debati për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, politologu Iliazi: Mungon vullneti politik

Çështja e përdorimit dhe institucionalizimit të gjuhës shqipe në Maqedonia e Veriut është rikthyer në qendër të debatit politik dhe publik, ndërsa problematikat e vjetra vijojnë të mbeten të pazgjidhura. Politologu Naim Iliazi u shpreh se gjuha shqipe në vend ka qenë historikisht një çështje komplekse dhe shpesh e shoqëruar me kundërshti kur bëhet fjalë për institucionalizimin e saj.

Debati është rindezur së fundmi nga studentët shqiptarë në Fakultetin e Drejtësisë, të cilët për herë të dytë kanë ngritur shqetësimin për mungesën e mundësisë për t’u pajisur me licencë juristi në gjuhën shqipe. Iliazi theksoi se aktualisht Ministria e Drejtësisë nuk e lejon një gjë të tillë, duke krijuar një pengesë të drejtpërdrejtë për profesionistët e rinj shqiptarë.

Ai solli në vëmendje se probleme të ngjashme kanë ekzistuar edhe në sektorin e arsimit, por janë zgjidhur përmes reformave konkrete. Sipas tij, modele dhe metoda për zgjidhje ekzistojnë, por mungon vullneti politik për t’i zbatuar ato. “Forma dhe mënyra ka, por nuk ka politikanë seriozë që ta marrin situatën përpara dhe të garantojnë zbatueshmërinë reale të gjuhës shqipe në institucione”, u shpreh Iliazi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çështja e gjuhës shqipe mbetet një nga temat më të ndjeshme në raportet ndëretnike në Maqedoninë e Veriut, duke rikthyer vazhdimisht diskutimin mbi barazinë dhe të drejtat institucionale të shqiptarëve në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?