Degolli: Kosovës mos t’i bëhet presion, të tërhiqen forcat serbe në veri

Photo credit: Ansa

Analisti Bujar Degolli thotë se zgjidhja për normalizimin e marrëdhënieve është që Kosovës të mos i bëhet presion, por të ketë koordinim mes palëve dhe të shtensionohet situata në veri.

“Serbët nuk kanë hequr dorë nga akuzat. Ata nuk mund të akuzohen se kanë hyrë në territor. Janë akuza për t’i bishtnuar të vërtetën se e vërteta është që ata janë futur në territor dhe kanë shkelur marrëveshjen e Kumanovës”.

Degolli shpreh pakënaqësi ndaj komunitetit ndërkombëtar që nuk ka dënuar shkeljen e integritetit territorial të Kosovës. “Nuk ka fakte që policët kanë shkelur integritet territorial të Serbisë. Pakënaqësia është se pse faktori nuk e ka dënuar këtë akt që kanë shkel integritetin territorial të Kosovës. Nuk është e mjaftueshme që të mos jepet përgjegjësi e shpjegim i saktë as nga KFOR dhe as nga BE që të mos bëhet me dije kjo”.

Sipas tij nuk mund të hiqen vija paralele mes bandave kriminale serbe në veri dhe policëve të armatosur. Ai thekson se situata nuk mund të shtensionohet nëse nuk tërhiqen bandat serbe në veri.

SHKARKO APP