Deklarata e Ramës për “Shqipërinë e Madhe”, vjen reagimi zyrtar i Serbisë: Po kërcënohemi
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën në rast se pengohet integrimi në BE, vjen dhe reagimi zyrtar i Serbisë.
Ka qenë pikërisht ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, i cili i është përgjigjur dje Ramës duke shtuar se deklarata e kreut tonë të qeverisë ishte një kërcënim për rajonin edhe për Europën. “Çfarë do të ndodhte nëse Vuçiç kërkon krijimin e Serbisë dhe Republikës së Serbisë nëse nuk hyjmë në BE? Jam i sigurt se të gjithë do të dëgjonim akuza ndaj Serbisë”, tha Daçiç.
Ndër të tjera kryediplomati kritikoi Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe për heshtjen ndaj deklaratave të Ramës. “Deri kur do të heshtni kur dikush kërcënon Serbinë? Apo heshtja është pjesë e miratimit?”, tha Daçiç.