Del videoja, momenti kur Zaev u tradhtua nga maqedonasit dhe u mbrojt nga shqiptarët
Videot më të fundit të publikuara nga mësymja e paramilitarëve të VMRO-së në Kuvendin e Maqedonisë po nxjerrin në pah mos angazhimin e policisë në mbrojtje të deputetëve që ndodheshin në Kuvend.
Gjatë asaj nate u publikuan mjaft video teksa policët dilnin nga Kuvendi duke u lënë vendin paramilitarëve që të masakronin me shufra hekuri deputetët. E njëjta gjë konfirmohet edhe nga videoja e mësipërme.
Por, ndërkohë që policët maqedonas tradhtuan deputetët, përfshi edhe ata maqedonas, këtë nuk e bën policët shqiptar, shkruan Albeu.com.
Ata ndërhynë në mbrojtje të deputetëve që ishin në sallë dhe që ishin rrahur keq, përfshi Zoran Zaevin si edhe Zijadin Selën.
Në një intervistë ekskluzive të dhënë dje për Albeu.com, Llokman Selimi, komandanti i një skuadre të Forcave Speciale të Policisë së Maqedonisë tregoi se ata ndërhynë duke u përballur gjoks më gjoks me paramilitarët duke u shpëtuar jetën deputetëve.
“Në ndërhym që t’i shpëtojmë të gjithë duke mos parë nëse ishin shqiptar apo maqedonas. U plagosëm tre veta”., – tha Selimi për Albeu.com.
Shqiptarët treguan edhe njëherë dëshirën për mbizotërimin e ligjit në Maqedoni por edhe një nga cilësitë më të mira të tyre, “besën” duke mos e lënë tjetrin vetëm edhe kur është në vështirësi.
Kjo u pasqyrua më së miri gjatë asaj nate, kur skuadra e drejtuar nga Llokman Selimi i shpëtoi jetën edhe Zoran Zaevit ndërkohë që ishte tradhtuar nga vetë maqedonasit.
https://www.facebook.com/vasko.magleshov/videos/10209260204766539/