Deputeti Lushtaku jep shpjegime për rrahj*n në Kuvend, flet avokati: Veprimet i bëri për vetëmbrojtje

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ditën e sotme është marrë në pyetje nga prokuroria për rrahjen e djeshme në Kuvendin e Kosovës. Avokati mbrojtës i tij, Faton Fetahu, deklaroi se Lushtaku është marrë në pyetje në cilësi të dyshuarit për sulm, por edhe të viktimës. Fetahu deklaroi se shihet qartazi se zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka sulmuar i pari deputetin Lushtaku dhe se ky i fundit të gjitha veprimet e tij i ka bërë për vetëmbrojtje.

“Zotëri Lushtaku ishte në vendin e tij të punës për dallim nga zotëri Bislimi dhe anëtarë të tjerë të punës. Ai u sulmua në vendin e tij të punës. Në rrethanat e rastit konkret veprimi i tij ishte si një kundërpërgjigje ndaj skandalit që ka ndodhur dhe që nuk mori përgjigje zotëri Lushataku. Në tensionin që ata reflektonin, veçanërisht pas provokimit të situatës nga Bislimi që e hoqi fotografinë e vendosur nga deputetët.

Ky është rasti i parë i një anëtari të qeverie që ndërhyn në sallën e Kuvendit. Në refleksion të tensionit që transmetonte është vlerësuar e nevojshme një veprim që ka imunitet zotëri Lushtaku, një spërkatje me ujë. Ky nuk është një veprim që cenon integritetin fizik të anëtarë të Qeverisë, por fatkeqësisht nga ana tjetër nuk ishte përgjigja e njëjtë dhe jo reciproke. Pasi ai u sulmua i pari dhe ne të gjitha këto elemente i kemi prezantuar para prokurores”, deklaroi Fetahu.

SHKARKO APP