Deputeti tregon orët e tmerrit brenda sallës së Kuvendit Maqedonas

Deputeti shqiptar nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri, ka treguar në emisionin “Clik Plus”, të TV-21, se, ndër të tjera, meritë që asnjë deputet nuk e humbi jetën ka qenë pikërisht truproja e anëtarit të kryesisë së LSDM-së, Oliver Sapasovskit.

“Mos kishte gjuajtur sigurimi i Spasovskit do të kishte viktima”, tha Muhamed Zekiri. Ai gjithashtu  deklaroi se njëri nga deputetët i ka dëgjuar huliganët duke brohoritur: shpërndani armët se shqiptarët po mblidhen matanë urës së gurit.

Madje ai, gjithashtu ka thënë se një deputetët i  VMRO-së, ju ka thënë që t’i ndalin shqiptarët që janë mbledhur gjoja në Bit Pazar. Në ato momente ai tregon se, Ejup Halimi i ka rënë tavolinës fortë duke bërtitur se nuk do i ndalim po do t’i ftojmë të na mbrojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, huliganët ishin të përgatitur për skenarë të përgjakur dhe se ai dyshon se këtu rol ka edhe ish-ministri Çavkov, të cilin Zeqiri e quan Sorra. Ai thotë se ky i fundit është pjesë e skenarit të dhunshëm për mosreagimin e policisë dhe jo rastësisht 80 për qind e policëve ishin shqiptarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?