Deputeti Xhavit Haliti: Skenari në Veri, njësoj si i Ukrainës

Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti, thotë se e vlerëson ndërhyrjen e NATO-s për të dërguar trupa shtesë në veri të Kosovës.

Ai e konsideroi këtë si një veprim të duhur, pasi nëse NATO nuk do të ndërhynte Vuçiç mund të sulmonte përsëri, pasi sulmi i ndodhur në veri sipas deputetit ngjason shumë me ngjarjet e ndodhura në territoret e Ukrainës ku nisi lufta.

“Ky sulm i ngjason shumë ngjarjeve që kanë ndodhur rreth territoreve ku po luftohet me Ukrainën. Është skenar thuajse i njëjtë. Ndaj them se NATO ka përgjegjësinë, e ka marrë detyrën nga Këshilli i Sigurimit dhe unë mendoj se do të marrë masa që mos të ndodhin situata të cilat do e përkeqësonin gjendjen”,-tha Xhavit Haliti për ”Euronews Albania”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?