Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 08:32 Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në qarkun e Kukësit. Qyteti i Kukësit,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Deputetja britanike dhe 12 zyrtarë evropianë duan heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Aktualitet E mërkurë, 13 Dhjetor 2023 14:18
Deputetja britanike dhe 12 zyrtarë evropianë duan heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që t’iu japë fund të gjitha masave kundër Kosovës, dhe të bëhet hetim i plotë për sulmin në Banjskë të Zveçanit. Në një letër të publikuar më 13 dhjetor në platformën X – të njohur më parë si Twitter Kearns dhe 12 kryetarë të komiteteve të Parlamentit Evropian, kanë kërkuar që BE-ja të rikthejë bashkëpunimin e plotë me Qeverinë e Kosovës.

“Bojkotimi i zgjedhjeve komunale në krye me Listën Serbe, më 23 prill, sulmi ndaj KFOR-it më 29 maj, ndalim arbitrar i zyrtarëve të Policisë së Kosovës nga autoritetet serbe më 14 qershor, dhe sulmet në Banjskë më 24 shtator, shpërfaqin një formë agresioni, me qëllim të destabilizimit të Kosovës”, është thënë në letrën e nënshkruar prej Kearnsit dhe zyrtarëve tjerë evropianë.

BE-ja pati marrë masa ndëshkuese ndaj Kosovës me arsyetimin se ky vend nuk i ka përmbushur kërkesat e BE-së për shtesnionim të situatës. Në mesin e masave ka qenë pezullimi i përkohshëm i punës për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, si dhe është pezulluar prezenca e Kosovës në organizimet e nivelit të lartë dhe vizitat bilaterale.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në një takim të zhvilluar, më 12 dhjetor, nga ministrat e Bashkimit Evropian, është thënë se BE-ja ka gatishmëri në heqjen e masave, në rast se do të ketë përparim në përmbushjen e kërkesave. “Këshilli mirëpret ndërmarrjen e hapave drejt zbatimit të disa kërkesave të BE-së. Këshilli rikujton se BE-ja mbetet e gatshme që të heqë masat, në rast të progresit të mëtejmë në përmbushjen e kërkesave ekzistuese”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Angazhimi i Kosovës në dialogun me Serbinë, që ndërmjetëson BE-ja, është përmendur si njëra prej tyre. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka falënderuar deputeten britanike dhe zyrtarët tjerë evropianë për mbështetjen dhe ka përsëritur se “masat e padrejta” kundër Kosovës, duhet të hiqen. Kearns ka kërkuar hetim të plotë dhe publikim të rezultateve për sulmin në Banjskë, me arsyetimin se situata ka rrezikuar të përshkallëzoj edhe më gjerë.

Mund t'ju interesojë

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Para 10 minutash
Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Para 35 minutash
Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Para 44 minutash

Më 24 shtator, Policia e Kosovës është sulmuar në Banjskë të Zveçanit nga një grup i armatosur serb. Për pasojë ka mbetur i vdekur zyrtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe – partisë kryesore te serbëve në Kosovë. Këtë muaj, Agjencia Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL) ka lëshuar fletarrestim për të.Fletarrestimi për Radoiçiqin është lëshuar në dhjetor me ndërmjetësimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, në bazë të kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Meqë Kosova nuk është anëtare e INTERPOL-it, fletarrestimet ndërkombëtare lëshohen në këtë mënyrë. Radoiçiq është marrë në pyetje nga Prokuroria e Serbisë në muajin tetor dhe është akuzuar për kryerje të disa veprave përfshirë trafikim armësh dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Megjithatë, gjykata në Beograd e ka liruar nga paraburgimi dhe ia ka konfiskuar dokumentet. /REL/

Etiketat e lidhura

kosova
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë
Para 10 minutash

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit
Para 35 minutash

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit
Para 40 minutash

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 44 minutash

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 8 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 23 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 11 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 12 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.