Dëshmon Grubi: Do sulmohej Ali Ahmeti, do plaste konflikti ndëretnik
Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, ka dëshmuar sot në Prokurori lidhur me sulmin ndaj deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill.
Ai ka thënë se prania e kreut të BDI-së, Ali Ahmetit në Kuvend, do të shkaktonte një konflikt ndër-etnik, pasi sipas tij, ai ishte i vetëdijshëm se Ali Ahmeti do të ishte cak i sulmit të huliganëve dhe se për këtë ishte informuar nga shërbimet e sigurimit.
Grubi u bëri thirrje deputetëve të tjerë të cilët kanë qenë të sulmuar për të bërë të njëjtën gjë dhe për të kontribuar në sqarimin e çështjes.
Pas dëshmisë së Grubit, pritet të dëshmojë edhe deputetja e BDI-së Shpresa Hadri.