Destinacionet më të rrezikshme të Europës
Shqipëria/Një vend me sinjale të terrorizmit, por me një nivel të ulët të kërcënimeve gjatë periudhës së pushimeve verore
Sezoni veror dhe pushimet e këtij viti do të jenë të shoqëruara me frikën e kërcimeve të vazhdueshme nga grupet terroriste. Sinjalet e para janë dhënë, por jo të gjitha vendet e Europës do të jenë të kërcënuara. Për t’u ardhur në ndihmë pushuesve që të zgjedhin pa frikë destinacionin, ku do të pushojë, gazeta britanike, “The Express”, ka publikuar një hartë ku tregon nivelet e rrezikshmërisë për çdo shtet Europian. Express.co.uk përmes këshillave të qeverive të vende pjesë të BE-së, ka arritur në përfundime se cilat shtete do të jenë më të sigurta për pushime këtë verë.
Shtetet, ku rreziku për kërcimin nga grupet terroriste është i lartë
Nëse agjentët e udhëtimeve janë për t’u besuar, shumica e njerëzve në Britani kanë si destinacion pushimi Spanjën gjatë kësaj vere. Por a e dinë ata se qeveria e ka vënë vendin në një paralajmërim të lartë terrorist? Kjo do të thotë se ka një nivel të lartë të aktivitetit të njohur terrorist në vend. Në faqen e internetit FCO, thuhet se: “Autoritetet spanjolle duhet të marrin masa për të mbrojtur vizitorët por thirrja është edhe për pushuesit, që të jenë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale”.
Faqja e internetit vazhdon të shpjegojë se në vitin 2015, policia spanjolle arrestoi një numër të grupeve të dyshuara për rekrutimin e individëve, që ti çonin si luftëtarë në Siri dhe Irak. Disa prej tyre kanë shprehur synimin për të kryer sulme në Europë. Agjencia sekrete zbuloi se, operacionet e mëtejshme të policisë në vitin 2016 dhe autoritetet spanjolle besojnë se një numër i shtetasve spanjollë kanë udhëtuar me sukses në Siri dhe Irak. Por si të mos mjaftoj që në një vend kaq të vizituar si Spanja nga miliona pushues, ndjenja e kërcënimit ka edhe atë që është tronditur nga dy sulme, fqinjin e Spanjës, Francën, e cila gjithashtu është në alarm në sajë të kërcënimeve të larta nga terroristët.
FCO shkruaj më tej: “Për shkak se kërcënimet janë të vazhdueshme në Francë nga grupet terroriste dhe ndërhyrjes së fundit ushtarake franceze kundër Daesh, qeveria franceze ka paralajmëruar publikun që të jenë tepër vigjilentë dhe ka përforcuar masat e sigurisë”.
Si në të gjitha vendet publike, brenda dhe jashtë vendit, këshilla për turistët është që të jetë vigjilent në vendet publike dhe të ndjekin këshillat e autoriteteve lokale. Çdokush mund të jetë duke menduar që pushimet ideale janë në; Turqi, Belgjikë, Gjermani apo Rusi, por edhe në këto vende duhet të jeni vigjilentë, për vetë faktin se edhe në këto shtete gjithashtu janë pjesë e listës së vendeve me kërcënimin më të lartë nga ana e terroristëve.
Kërcënimet mesatare nga grupet terroriste, janë në këto shtete
Ndërsa Greqia ka qenë në listën e shumë britanikëve për pushime, “për dekada me radhë miliona vizitorë udhëtonin drejt këtij destinacioni, për të shijuar plazhet e saja të lavdishme, me rërë të bardhë dhe ushqimet e pabesueshme, por këtë vit ajo nuk do të jetë më një ndër vendet e sigurta sepse tani konsiderohet të ketë një kërcënim të përgjithshëm për turistët. Qeveria i ka sugjeruar vizitorët që shkojnë në Greqi, që duhet “të jetë vigjilent dhe të rishikojnë rregullisht masat e tyre të sigurisë”.
Faqja e internetit FCO vazhdon duke cituar se lista për sulmet e mundshme gjatë sezonit veror, përfshinë dhe Greqinë, duke nënvizuar se është e kërcënuar nga eksplozivët. Qiproja, Italia dhe Suedia janë të regjistruara edhe ato pjesë e një kërcënimi “të përgjithshëm”. Një kërcënim i përgjithshëm nga terrorizmi do të thotë se ka një nivel të aktivitetit të njohur terrorist në vend.
Kroacia – një zgjedhje popullore për të rinjtë që duan të kalojnë kohë të mirë dhe të joshen nga kultura, gjithashtu ka një kërcënim nga terrorizmi. Portugalia, Bjellorusia, Irlanda dhe Monako janë të lidhur nën të njëjtën ombrellë, edhe pse FCO pretendon se është “një nivel i ulët i sulmeve të grupeve të ISIS”.
BOX/Tabelë
Lista e plotë; një kërcënim i përgjithshëm nga terrorizmi, një nivel i aktivitetit të njohur terrorist
Austria
Azerbajxhani
Bosnja
Qipro
Danimarka
Greqia
Italia
Kazakistani
Maqedonia
Holanda
Suedia
Ukraina
Vendet ku kërcimi nga grupet terroriste është i ulët
Askush nuk tha se nuk do të ketë pushime këtë vit. Megjithatë, në Europë ka vende që janë ende janë të sigurta për të udhëtuar, këto destinacione konsiderohen që të ketë një aktivitetin “të kufizuar” të terrorizmit, duke provuar që të jenë më të sigurta për turistët, duke përfshirë Republikën Çeke, Islandën dhe Letoninë. Ajo që vihet re në këto lista, është përcaktimi i nivelit të rrezikut, si në rastin e Shqipërisë, që është një vend që ka sinjale të terrorizmit por në të njëjtën kohë është dhe me një nivel të ulët të kërcënimit gjatë periudhës së pushimeve verore.
Estonia – fqinjë me Letoninë dhe Rusinë, ka një rrezik të ulët nga sulmet terroriste. FCO thotë se: “Fakti se disa vende nuk paraqesin nivel të lartë të frikës por janë disi më të sigurta e që kanë një nivel të ulët të kërcënimit nga ana e terroristëve, nuk do të thotë se turistët nuk duhet të jenë të vetëdijshëm për rrezikun global të ndonjë sulmi, që zakonisht shpërthen në vende publike, duke përfshirë edhe ato më të frekuentuara nga emigrantët dhe udhëtarët e huaj”.
Nëse jeni duke kërkuar për një vend të mirë ku siguria është edhe më e madhe, atëherë duhet të shihni mundësitë e të pushuarit në Lihtenshtajni. Gjendet midis Zvicrës dhe Austrisë, është i njohur për kështjellat mesjetare, alpet dhe fshatrat e magjishëm. Në mënyrë të ngjashme, Republika e San Marinos konsiderohet me një rrezik po aq të ulët të terrorizmit. Veshur me rrugët e ngushta me kalldrëm dhe me një arkitekturë historike, këto veçori e bëjnë këtë një vend edhe me më shumë arsye për ta vizituar. Por në këtë listë të fundit ka edhe vende që nuk kanë pasur kërcënime apo sinjale terroriste e që janë plotësisht të sigurta, që këtë verë nuk do të shqetësohen nga sulme të papritura e që janë: Andorra, Armenia, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Islanda, Lituania, Malta, Polonia, San Marino, Sllovenia, Zvicra.
Lista e plotë; një kërcënim i njohur nga terrorizmi, niveli i ulët i aktivitetit të njohur terrorist
Shqipëria
Bjellorusia
Bullgaria
Kroacia
Finlanda
Gjeorgjia
Irlanda
Leksenburgu
Monako
Montenegro
Portugalia
Rumania
Serbia
Sllovakia
Burimi: The Express. Përgatiti në shqip: Redjon Shtylla