Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dhjetori i zjarrtë politik në Serbi

Rajoni E premte, 17 Shtator 2021 05:33
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Të shtunën (29.12.2018) mbahen protestat e katërta me radhë në Beograd, kundër dhunës politike në Serbi. Presidenti Aleksandar Vuçiq thotë se nuk do të shqetësohej sikur në rrugë të dalin edhe pesë milionë njerëz.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Protestat kanë filluar me 8 dhjetor. Të mbështetura nga një spektër i gjerë opozitar, të krahut të djathtë por edhe të majtë politik,  mijëra demonstrues parakaluan disa herë rrugëve të Beogradit me kërkesën “Stop këmishave të përgjakura”. Këto kërkesa i referohen zhvillimeve të fundit politike në Serbi, në veçanti pas rrahjes brutale të politikanit opozitar, Borko Stefanoviq, në fund të nëntorit në qytetin Krushevc.

Mund t'ju interesojë

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

3 Tetor 2026, 11:26
Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

28 Shtator 2026, 12:05
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

27 Shtator 2026, 20:45

Aktorët e dhunës janë kapur, por ndërkohë janë liruar. Gjithnjë e më shumë serbë po mblidhen në frontin politik kundër dhunës dhe ofendimeve të opozitës nga ana e pushtetit, i cili po përpiqet të mbajë nën kontroll të plotë edhe mediat. E gjitha kjo ka elektrizuar atmosfernë në vend.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Prej demonstratave të para me 8 dhjetor, çdo të shtunë në rrugët e Beogradit po mblidhen me mijëra njerëz. Forcimi i protestave i ka befasuar përfaqësuesit e qeverisë, të cilët kontrollojnë dy të tretat e deputetëve në parlament, por edhe opozitën e dobët dhe të përçarë. Fytyrat kryesore të protestës janë aktore Branislav Trifunoviq dhe studiuesja e politikës Jelena Anasonoviq.

Lufta me numra

Presidenti Aleksandar Vuçiq si dhe ministri i Brendshëm Stefanoviq po përpiqen të ulin sa më shumë numrin e pjesëmarrësve në protesta, përmes mediave të kontrolluara. Organizatorët thonë se të shtunën e fundit kanë protestuar mbi 40.000 njerëz. Ndërsa presidenti Vuçiq foli për 5000. Por forcimi i protestave e ka detyruar presidentin ta ndryshojë taktikën. Ai fajësoi opozitën për fshehje pas demonstruesve, me fjalët se “sikur edhe pesë milionë të dalin në rrugë, unë nuk do t’i plotësoja kërkesat e tyre”.

Demonstrata e ditës së shtunë do të mbahet nën moton “Unë jam një nga pesë milionët”. Vuçiqi tha se është i gatshëm për zgjedhje të reja. Por ato do të mbaheshin në kushte të cilat shumë vështirë mund të quhen demokratike. Në regjistrat zgjedhorë ka ende shumë persona të vdekur dhe emra të njerëzve të cilët prej vitesh jetojnë jashtë vendit. Pastrimi i listave zgjedhore nuk është bërë, e pa kushtet e domosdoshme, opozita nuk ka shanse për fitore. Një pjesë e opozitës ka bërë të ditur se do t’i bojkotonte zgjedhjet e reja.

Parisi më afër se Beogradi

Drejtuesi i organizatës BIRODI, Zoran Gavriloviq thotë se raportimet e mediave për protestat kanë pasur shumë mangësi. „Është paradoksale, por televizionet nacionale raportojnë për protestat në fund të emisioneve ose pas raportimeve për protestat në Paris, të cilave u kushtohet më shumë vëmendje sesa atyre në Beograd”.

Gjendja e mediave në Serbi vlerësohet si “fundi mediatik”, sepse partia në pushtet ka një dominim absolut gati tek të gjitha mediat. Kontrolli nuk bëhet përmes cenzurës, si në kohën e autokratit Sllobodan Millosheviq. Por shteti sot është financuesi më i madh i mediave, përmes reklamave. Në këtë mënyrë ato mbahen nën kontroll.

Kthimi mbrapa

Gazetari serb që jeton në Suedi, Predrag Dragosavac është i shqetësuar me gjendjen në Serbi. “Këto demonstrata në tregojnë se në Serbi në fundi të vitit 2018 nuk kemi madje as një “infrastrukturë” të shoqërisë demokratike. Gjendja tani është më e keqe se në vitet 90-të”, thotë ai për Deutsche Wellen. Dragosavac thotë se protestuesit kanë dëshmuar një lloj naiviteti politik, sepse kërkesat e tyre janë minimale. „Raportimet korrekte për protesta dhe përmirësimi i listave zgjedhore janë standarde normale demokratike”, mendon ai. Qëllimi i protestave duhet të jetë shumë i qartë dhe largpamës. Ndërsa vet fakti që serbët sërish duhet të dalin në rrugë dhe kërkojnë demokraci, tregon për gjendjen e rëndë në shoqëri.

Në protesta marrin pjesë gati të gjithë politikanët e opozitës, por ata mbeten në sfond. Asnjë prej tyre nuk ka mbajtur ndonjë fjalim. Shkaku: Mungesa e mbështetjes në popull. Njerëzit në Serbi janë të dëshpëruar me gjendjen, sepse forcat demokratike nuk e kanë shfrytëzuar shansin për përmirësimin e gjendjes, pas rrëzimit të Millosheviqit.

Por gazetari Slobodan Stupar është optimist: „Protestat e deritanishme kanë treguar se protestat e ardhshme do të jenë edhe më masive, sepse në Serbi po zvogëlohet numri i serbëve që kanë frikë nga Vuçiqi”. E ky është një lajm i keq për vet Aleksandar Vuçiqin. /DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 3 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 4 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 4 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 4 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 8 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 7 orësh

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 8 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 6 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.