Dhuna në Kuvendin e Maqedonisë, protestuesit tërhiqen. Ja si i zhvendosin tendat (Video)
Tendat e vendosura para Kuvendit të Maqedonisë dy netë më parë, pas dhunës brenda këtij institucioni janë larguar nga vetë protestuesit.
Disa nga organizatorët e iniciativës “Për Maqedoni të bashkuar” kanë ardhur me një makinë në oborrin e Kuvendit dhe i kanë tërhequr tendat në mënyrë të qetë.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme hyrja në Kuvend ka qenë rreptësishtë e ndaluar, madje as për gazetarët. Për dhunën e ushtruar dy ditë më parë në Kuvend policia ka arrestuar 8 persona deri tani.