Dhunimi i 3-vjeçarit nga edukatoret, gjyshi: Ka frikë dhe urinon pa kontroll

Gjyshi i 3-vjeçarit që u dhunua nga edukatoret në kopësht në Fushë-Kosovë, ka folur sot mbi gjendjen e djalit të mitur dhe nënës së tij. Ai është shprehur se të dy janë shumë të shqetësuar, ndërsa shton se 3-vjeçari ka shumë frikë dhe urinon pa kontroll.

“Kur kam fol me vajzën dhe djalin e vogël, vajza është e shqetësuar shumë. Na ka ardh shumë keq për atë që ka ndodhur. Nuk e di se si mund të bëjë një nënë dhe një edukatore atë veprim. Besoj se drejtësia ka marrë masat. Drejtoresha i ka hapur te gjitha kamerat. Mbrëmë ja kanë marr djalin dhe e kanë ekzaminuar. Ndoshta ato nuk kanë dashur me ushtru dhunë. Djali është i butë, por kur e ka pyetur vajza djalin i kanë thënë që më dhimbte barkun.

Shpresoj që kjo është e fundit, e të mos dëgjojmë më as për fëmijët e botës. I besoj drejtësisë. Djali është i shqetësuar, vajza nuk ka shkuar në punë, ai urinon pa kontroll, ka frikë. Institucionet kanë reaguar ministria, mediat, policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Djali është shumë i shqetësuar, i zbehtë. Unë e pyeta për si është, ai nis e qan dhe nuk dëshiron ti kthehet asaj situata. Shpresoj me kohën dhe me psikologë do bëhet më mirë. Nëna e djalit është shumë e shqetësuar, qan. Kam punuar pak më të për ta qetësuar, i kam folur. Edhe vajza edhe djali dhe familja janë të gjithë të shqetësuar”, ka deklaruar ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?