Dhunoi barbarisht të moshuarën, Aurona Pelaj tymos duhan rrugëve të Pejës
Mediat në Kosovë kanë publikuar pamje nga qyteti i Pejës, ku shihet Aurona Pelaj teksa shijon lirinë duke tymosur duhan në rrugë. Ajo është infermierja që tronditi mbarë shqiptarët e jo vetëm, me dhunën e ushtuar ndaj një të moshuare në shtëpinë e kujdesit për të moshuarit ”Orenda” në Pejë. Edhe pse sulmi brutal ndaj 70-vjeçares u dënua nga oponioni publik, politika dhe figurat publike, ajo është liruar nga masa e paraburgimit bashkë me dy ish-koleget e saj, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi.