Digjet për së gjalli babai i tre fëmijëve, zjarr në godinën ku punonte si saldator
Humbet jetën një 45-vjeçar shqiptar, në një aksident të rendë gjatë punës, në Alikes, në Volos të Greqisë. Shqiptari që punonte si saldator sëbashku me dy persona të tjerë në depot e kompanisë se frigoriferëve “Aleksopulu” është djegur në zjarrin e madh që përfshiu papritur ndërtesën. Ngjarja e rëndë ndodhi sot në mesditë.
Sipas hetimeve të para, gjatë saldimit morën flake muret e frigoriferëve te vjetër, duke u përhapur menjëherë në gjithë ndërtesën. Ndërsa dy punëtorët e tjerë arritën të largohen, 45-vjeçari nga Shqipëria u gjend i djegur nga zjarrfikësit pranë shkallës së brendshme. Për shuarjen e zjarrit janë dashur 18 makina dhe 44 zjarrfikës, ndërkohë demet janë shume te mëdha, pasi flaka lëshoi dhe helme toksike, të cilat mund dhe të jenë arsyeja që viktima nuk arriti të largohet në kohe.
Helmet kanë mbajtur larg dhe mjekun ligjor e ambulancën, të cilët vetëm pasdite vonë janë afruar e kanë identifikuar viktimën. Nesër do te bëhet autopsia e viktimës, babait të tre fëmijëve të vegjël dhe banonte prej vitesh në Alikës të Volos.