Diplomati amerikan Chollet telefonon Kurtin dhe Vuçiç, zbulon këshillat që iu dha

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet bisedoi ndarazi përmes telefonit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Bisedova me kryeministrin Albin Kurti për sulmin e tmerrshëm të së dielës në Kosovë. Dënoj ashpër dhunën kundër policisë së Kosovës dhe shpreha ngushëllime për humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Të dyja palët duhet të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatojnë përkushtimet (e marrëveshjes) së Ohrit”, shkruan Chollet.

Po ashtu në rrjetet sociale, diplomati amerikan zbardhi dhe bisedën që pati me liderin e serbëve. “Fola për rëndësinë e shtensionimit të menjëhershëm në veri të Kosovës dhe shmangien e veprimeve që mund të nxisin më tej tensionet. Humbja tragjike e jetës nënvizon nevojën urgjente për të rivendosur qetësinë dhe për t’u kthyer në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkroi Chollet.

SHKARKO APP