Diplomati Arben Çejku: Emërtimi i ri i Maqedonisë nuk i cënon interesat e shqiptarëve
I ftuar në studion e Report Tv diplomati Arben Çejku në emisionin “45 minuta” të gazetarit, Denis Minga, foli lidhur me dy çështje aktuale: marrëveshja Shqipëri-Greqi për paktin detar si dhe për çështjen e emrit të Maqedonisë. Çejku theksoi se jemi në një marrëdhënie negocimi me Greqinë përsa i përket çështjes së kufirit detar. Po ashtu diplomati Çejku theksoi se emërtimi i ri i Maqedonisë nuk i prek interesat e shqiptarëve.
“Marrëveshja Shqipëri- Greqi është një çështje sensitive, heshtja e Bashës është për të pritur produktin. Unë besoj se opozita do ketë një qëndrim të arsyeshëm. Maxhoranca pati kohën e nevojshme për të negociuar për këtë marrëveshje. Një marrëveshje e panegociuar me opozitën. Basha ka një lloj heshtje edhe ka bërë mirë për këtë”- theksoi Arben Çejku.
I pyetur a do firmoset marrëveshja me Greqinë? Cejku tha se nuk besoj se do ketë një marrëveshje me Greqinë për momentin. Ndërsa lidhur me çështjen e emrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut diplomati Cejku u shpreh:
“Ka qenë interesi, Ministri i jashtëm i Maqedonisë po e mbrojnë këtë emërtim të ri, sepse dhe kultura e gjuha mbrohen nga ky emërtim i ri. Edhe Greqia ka përfituar nga kjo. Në të dy anët kemi parti politike. Fakti që është kërkuar një lloj tensioni mosbesimi, është bërë nja hap i madh në këtë aspekt. Kjo shihet dhe nga mbështetja e SHBA, NATO, por faktorët e brendshëm janë delikat dhe të brishtë. Tensionet e brendshme politike mund të zbehin këtë.
Presidenti Ivanov po e mbron shumë hapur pozicionin e partive, është kthyer në një lloj zëdhënësi politik në rajon. Është një president që po inkurajon qëndrimet ruse për rajonin. Ai nuk është shprehur kundër integrimit të rajonit. Rusia është e interesuar të mbajë Maqedoninë në krahun e saj. Opozita e ka bërë të qartë se nuk do ta pranojë emrin e ri, por edhe pasi të kalojë në parlament, opozita do ta çojë në gjykatën kushtetuese të Maqedonisë. Kjo do të thotë humbje në kohë, për një vend që kërkon anëtarësim në BE.
Pra kemi një marrëveshje por nuk kemi një zgjidhje përfundimtare. Greqia është kujdesur që ta zhvendosë Republikën Jugosllave, andej nga erdhi. Përderisa emërtimi është gjeografik edhe shqiptarët janë më të kënaqur me këtë. Ne e kemi njohur si Republika e Maqedonisë, e kemi njohur si shtet, shqiptarët me këtë lloj emërtese nuk kanë ndonjë cënim. Gjuha shqipe ka shkuar në ligje dhe kjo nuk përbën ndonjë zhvendosje të madhe. Çështja e emrit është dypalëshe, ne kemi disa detyrime të konvertimit të mbrojtjes së faktorit ndërkombëtar. Kështu roli ynë në rajonin e Ballkanit është më i qartë”- theksoi Arben Çejku.
I pyetur se sa rrezikon Cipras për një mision mosbesimi, a rrezikon mandatin, Cejku tha se:
“Do të mbështesë qeverinë, presioni i opozitës është shumë i lartë, ne jemi pro një marrëveshje të drejtë, që respekton rregullat e kufijve detarë. Ne duam një marrëveshje të drejtë që siguron miqësinë midis nesh. Ndërsa lidhur me rolin e Turqisë mund të themi se interesat e Shqipërisë duhet ti mbrojë vetë Shqipëria. Ne nuk duhet të hapim konflikte mes palëve të treta. Ne jemi në një marrëdhënie negocimi me Greqinë. Dhe Turqia mbështet Maqedoninë për çështjen e emrit” – deklaroi diplomati Arben Çejku.