Diskutimi për sulmin në Banjskë, SHBA dhe BE kërkojnë përgjegjësi për Milan Radoçiqin
Sulmi terrorist i 24 shtatorit 2023 në Banjskë, ishte temë diskutimi në Samitin e Dubrovnikut, ku morën pjesë Ndihmës sekretari amerikan, James O’Brien dhe emisari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
O’Brien, deklaroi se Serbia ka premtuar që Millan Radoçiq do të përballet me ligjin lidhur me sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator 2023, ku u vra një zyrtar policor dhe tre sulmues serbë.
Ndihmës sekretari amerikan shtoi shprehu pritjen që Serbia të përmbushë këtë premtim dhe të sigurojë që Radoçiq të kalojë në një proces të plotë ligjor.
Ai gjithashtu theksoi se përdorimi i forcës për zgjidhjen e çështjeve duhet të përjashtohet si në Bosnje e Hercegovinë, ashtu edhe në veri të Kosovës.
E emisari i BE-së, Miroslav Lajçak theksoi qëndrimin e qartë të BE-së që të gjithë ata që kryen aktet kriminale në Banjskë të Zveçanit duhet të mbahen përgjegjës dhe të ndëshkohen.
“Pozicioni i BE-së ka qenë i formuluar dhe është i qartë që ata që i kanë kryer aktet kriminale në shtator të vitit 2024 duhet të mbahen përgjegjës. S’ka imunitet për ta dhe BE-ja e përsërit këtë edhe në takime bilaterale”, tha Lajçak.