Ditë zie në Mal të Zi, lamtumira për viktimat e tragjedisë

Mali i Zi po mban zi kombëtare në nderim të 12 njerëzve që u vranë mizorisht me armë në Cetinjë. Autori nisi çmendurinë e tij pas një debati në një tavern, ndërsa në fund vrau dhe veten.

Qytetarët u kanë dhënë atyre lamtumirën e fundit duke ndezur qirinj dhe vendosur kurora me lule në sheshet kryesore të qyteteve të ndryshme.

Kryeministri caktoi sot një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, me synimin për të miratuar një ligj të ri për posedimin e armëve të zjarrit.

Hetuesit kanë zbardhur dhe detaje të reja duke konfirmuar se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt, në harkun kohor të 30 minutave.

SHKARKO APP